TAKIMI I KRYETARIT AFRIM GASHI ME PËRFAQËSUESIT E SHGM-SË DHE SEKRETARIN E PËRGJITHSHËM TË FEDERATËS EVROPIANE TË GAZETARËVE

Angazhimet për avancimin e mëtejmë të pavarësisë së gazetarëve dhe lirisë së mediave në vend janë theksuar në takimin e sotëm të Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi me përfaqësuesit e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe me sekretarin e përgjithshëm të Federatës Evropiane të Gazetarëve (FEG), Rikardo Gutieres.

Në takim u diskutua për situatën me hapësirën mediatike në Maqedoninë e Veriut dhe për nevojën për avancimin e standardeve dhe rregullativave ligjore në përputhje me kriteret e BE-së.

Kryetari Gashi theksoi përkushtimin e tij për transparencë të plotë të pushtetit legjislativ ndaj publikut dhe ndaj mediave, si urë lidhëse ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve.

Përfaqësuesit e SHGM-së, kryetari Mlladen Çadikovski dhe drejtori ekzekutiv Dragan Sekullovski, iu referuan zgjedhjes së ardhshme të anëtarëve të Këshillit të ASHMAA-së në Kuvend, për të cilën procedura është në vazhdim e sipër në trupin punues amë, duke shprehur pritjen që gjatë përzgjedhjes duhet të merret parasysh profesionalizmi i kandidatëve.

Ata e theksuan nevojën e rregullimit të duhur të mediave online, me qëllim të respektimit të standardeve dhe kodeve gazetareske, si dhe e njoftuan Kryetarin Gashi me iniciativën për fondin për produkte mediatike.

 

 

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights