INTERVISTË | Trajneri Gega flet pas eliminimit të Gostivarit

Meriton Gega fitoi sërish ndaj Gostivarit, ashtu siç bënte edhe majin e vitit të kaluar në ndeshjen e tij debutuese si kryetrajner i Struga Trim Lum…

www.fcstruga.com

Meriton Gega për herë të dytë në karrierën e tij ka udhëhequr Struga Trim Lum si kryetrajner, dhe sërish në ndeshjen e tij debutuese i’a arriti qëllimit që të del fitues. Për ironi të fatit, Gega fitoi sërish ndaj Gostivarit, ashtu siç bënte edhe majin e vitit të kaluar, madje duke shënuar fitore identike 1:0.

“Jam tepër i lumtur për këtë fitore ndaj Gostivarit. E vërtetë është se edhe vitin e kaluar kisha debutuar me fitore ndaj të njëjtit kundërshtarë, mirëpo besoj se këtë herë fitorja është edhe më e ëmbël, pasi na siguroi gjysmëfinalen e Kupës, aty ku shpresojmë të shkojmë deri në fund këtë vit”.

Gega thotë se do të ishte një super dhuratë kjo për drejtuesit e klubit, që në 10-të vjetorin e themelimit të klubit, në Strugë të sjellim trofeun e Kupës, që i mungon skuadrës.

“Struga Trim Lum me këta super drejtues meriton që në jubileun 10-vjeçar të themelimit të rrëmbejë këtë trofe që na mungon si skuadër. Vërtetë do isha shumë i lumtur nëse do të ndodhte një gjë e tillë dhe aty ka muaji maj të ngrenim lartë këtë trofe. E dimë që do të jetë e vështirë, megjithatë besoj në forcat e skuadrës dhe kualitetin që posedojmë”.

Në garë për këtë trofe do të jenë edhe Shkëndija, Vardari dhe AP Brera, që gjithashtu dolën fitues në përballjet ndaj kundërshtarëve të tyre.

“Që të tre këto skuadra kanë shijuar këtë trofe, ndërsa mbetet tashmë që një gjë të tillë të shijojmë edhe neve si skuadër” – tha në fundin e intervistës së tij, Meriton Gega.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights