Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit komentoi vendimin ndaj Milorad Dodikut

Departamenti Amerikan i Shtetit mbështeti vendimin e shkallës së parë për dënimin e presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik.
“Ne e njohim vendimin e Gjykatës së Bosnje dhe Hercegovinës ndaj presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik”, deklaroi zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.
“Shtetet e Bashkuara prej dekadash kanë investuar në një Bosnje dhe Hercegovinë stabile. Ne kundërshtojmë fuqimisht çdo veprim të liderëve lokalë që do të minonte sigurinë dhe stabilitetin. Mbështesim Marrëveshjen e Dejtonit si dhe sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje dhe Hercegovinës”, shtoi ajo.
Kujtojmë se lideri i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, është shpallur fajtor për mosrespektimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt.