Home / Rajon / A do të ketë luftë në mes Kosovës dhe Serbisë? Ja çfarë deklaron diplomati kinez

A do të ketë luftë në mes Kosovës dhe Serbisë? Ja çfarë deklaron diplomati kinez

Ambasadori i Kinës në Serbi Li Mançang ka deklaruar sot në bisedë me studentët e Universitetit të Beogradit se nuk pret se do të ketë konfkikt të armatosur ndërmjet Kosovës e Serbisë, transmeton metro.

Loading...

Sipas gazetës beogradase “Blic”, Li në tribunën “Vendi dhe roli i Kinës në rendin global me vështrim të veçantë në Ballkan e Serbi”, duke iu përgjigjur një pyetjeje të një studenti se a do t’i ofrojë Kina mbështetje të armatosur Serbisë nëse ndodh konflikti në “krahinën jugore serbe”, ai është përgjigjur me pyetje:“Pse të luftojmë, kur mund të bisedojmë?”

“Nuk do të ketë luftë, çkasë t’i kundërvehemi kur mund të ulemi pranë tavolinës dhe të bisedojmë? Politika e jashtme e Kinës angazhohet për zgjidhje paqësore”, ka thënë Li sipas gazetës serbe.Ai ka përsëritur qëndrimin e njohur të Kinës se e respekton Serbinë dhe “integritetin territorial të saj” si dhe pavarësinë e saj.

Loading...