Thursday, July 25, 2024
spot_img

A po i dëgjon dhe a po i sheh, o biri im shumë “atdhetarë” të sotëm!?

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

A po i dëgjon dhe a po i sheh biri im shumë atdhetarë të sotëm. Kisha me të pyetur ty. A i ke parë këta atdhetarë kur ti dhe shokët tu derdhnit gjakun në vijën e frontit dhe jepnit jetën e këta shumë “atdhetarë” të sotëm po na tregojnë atdhetarizëm.

Këta janë ata që juve ju shajtën më fjalët më të këqija që ekzstojnë, sepse ua prishnit rehatinë. Këta janë që akoma pa krisur pushka e parë kishin përgatitur valixhet dhe lëshuna pragun e shtëpisë, vendlindjen, atdheun. Ishin këta që në atë kohë ishin futur në vrimën e miut. Ishim mu këta që pinin limonada shumë larg vendit ku luftonin trimat e lirisë. Ishin shumë larg tymit dhe flakës. Ishin shumë larg erës së barotit.

Eh, biri im këta tani po shesin patriotizëm. Kuptohet se pas luftës dalin shumë heronj që na e mbajnë gojën plot me patriotizëm, me flamur, me shqiponjë dhe… Këta janë të paciptët që nuk kanë fije turpi. Këta janë demagogët, hipokritët dhe…

Unë një gjë e di biri im sigurtë mos dhashtë Zoti që nesër të jepet kushtrimi për të dalur vullnetarisht dhe për tu futur në vijën e zjarrit në luftë përsëri ti dhe shokët e tu do ti përgjigjeni kushtrimit të atdheut dhe lirisë, ndësa përsëri këta të vetshpallurit e facbooku, të kafiterive, të çajtoreve dhe…do ia mbathin të parët për të ikur nga shtëpia, nga vendlindja, nga atdheu. Këta përsëri do të futen në vrimën e miut ose të dheprës. Kështu janë soji i tillë dhe ti mos u brengos fare dhe ngriteni kokën lart së bashku me shokët tu.

Ngrite kokën biri im lart se gjaku yt është dëshmi aty ku e dëshmon vendi ku e derdhe duke luftuar në vijë të zjarrit ballë përballë me tanket. E këta të vetshpallurit janë pakurrizor dhe nuk ju vjenë turp të flasin para jush dhe atyre që flijuan jetën.

A po i dëgjon dhe a po i sheh biri im shumë atdhetarë të sotëm po na dalin. Mos u habit shumë!!! Hahaha.

Pas lufërave dalin shumë heronj! Eh, kështu është. Këta nuk e dine se çfarë është ti bartësh plagët në trup! Për ty është krenari! Për shokët tu që ti lidhën aty në vijën e frontit është krenari. Për nënën që ti pastroi është krenari! E këta të vetshpallurit e sotëm nuk e dine se çfarë janë plagët e luftës që merren në vijë të frontit. Nuk e dinë se si falet djersa, gjaku dhe jeta për liri e atdhe! Mos ua zë për të madhe, sepse këta janë të vetshpallurit ” atdhetarë”dhe…

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT