A qëndron e shkarkuara Sofijanova pas sulmit ndaj Bekim Sali?

1 min read

Pas konferencës për shtyp të disa të pakënaqurve me Ministrin e Shëndetësisë Bekim Sali, në opinion po qarkullon një fotografi nga një takim sekret mes Meritun Civulit, personit që kërkon shkarkimin e Bekim Salit dhe ish drejtoreshës së klinikës për fëmijë, Aspazija Sofijanova.

Sofijanova u shkarkua para disa javësh nga Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali për shkak se u vërtetuan keqpërdorime financiare në klinikë.

Siç shihet në fotografi, në takim përveç Civulit dhe Sofijanovës ishte edhe Muaz Emin, një tjetër i pranishëm në konferencën e sotme. Ai njihet në media për themelimin e një kompanie që kërkonte të marrë tenderin e ilaçeve për sëmundjet e rralla.

Nga ana tjetër Bekim Sali ka paralajmëruar shkarkime të tjera në shëndetësi, pikërisht për shkak të keqpërdorimeve. Në këto rrethana lind pyetja se kush dëshiron të parandalojë luftimin e korrupsionit në shëndetësi? A bëhet fjalë për një koalicion të nëntokës dhe krimit kundër ministrit Bekim Sali?