Abazovic: Zgjedhje të parakohshme sa më shpejt, por sipas rendit ligjor
1 min read
Kryeministri i Malit të Zi, në mandatin teknik, Dritan Abazoviq, tha se pajtohet me qëndrimet se zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen sa më parë, por ai beson se kjo duhet të ndodhë përmes një “procedure ligjore” dhe se “e saktë është shkurtuar mandati i Parlamentit të Malit të Zi.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Abazovic vlerëson se dekreti i presidentit Milo Gjukanoviq për shpërndarjen e Kuvendit dhe caktimin e zgjedhjeve për 11 qershor nuk është në përputhje me atë procedurë, sepse ai duhet ta miratojë dekretin në bazë të disa vendimeve të mëparshme.
– Ato vendime duhet të pasojnë vendimet e parlamentit, pra të shumicës parlamentare. Ndryshe, atë dekret ai do ta kishte nxjerrë në gusht të vitit të kaluar, apo në ndonjë ditë të vitit të kaluar apo sivjet, e jo tri ditë para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, kur i bëhet kontrolli i punës duke pasur parasysh se ai është një nga kandidatët. tha ai.Abazovic, i cili është për vizitë në SHBA.