Home / Vendi / Abdulla Mehmeti: Të qoftë e lehtë toka e vendlindjes

Abdulla Mehmeti: Të qoftë e lehtë toka e vendlindjes

Sot, në moshën 73 vjeçare u nda papritmas nga jeta, Muarem Idrizi, gazetari dhe veprimtari i dalluar nga Tetova, njëri nga kuadrot e mëhershëm të Radio Televizionit të Prishtinës.

Loading...

Punën e tij e nisi në arsim. Një kohë ishte drejtor i Shkollës fillore në Shipkovicë të Tetovës, më vonë për shkak të represionit dhe përndjekjeve politike u detyruar të largohet në Prishtinë, ku një kohë të gjatë punoi në Radiotelevizionin e Prishtinës, deri në mbylljen e tij, me masat e dhunshme nga regjimi okupator serb.

Pas vitit 1990 punoi një kohë të gjatë në detyrën e redaktorit në TV Art në Tetovë, ndërsa pak kohë përpara pensionimit të merituar, ka punuar edhe në Komunën e Tetovës.

Me këtë rast, familjes Idrizi nga Rasadishti, Tetova dhe Prishtina, u shpreh ngushëllime të thella për humbjen e më të dashurit të tyre, si dhe miqve e shokëve të shumtë me të cilët punoi dhe bashkëveproi gjatë jetës!

Të qoftë e lehtë toka e vendlindjes, të cilën e deshe aq shumë, shoku im i dashur Muarem!

Loading...