Adenis Shala kthehet në stërvjtje me grupin

Adenis Shala rikthehet në stërvitje por mbetet në dyshim për ndeshjen me Tikveshin, Ronaldo Webster drejt rikuperimit, Fiton Ademi kthehet pas pezullimit.
Sulmuesi i krahut, Adenis Shala, është rikthyer në stërvitje me grupin, pas një lëndimi të pësuar gjatë pushimit të kampionatit në testin kontrollues ndaj grupmoshave të klubit. Edhe pse është kthyer në fushë, Shala nuk është ende i gatshëm për të punuar me ngarkesa maksimale, pasi ende ndiqet me kujdes nga stafi mjekësor për shkak të një problemi në muskulin e kofshës së pasme. Në konsultim me stafin, të shtunën do të merret vendimi për praninë e tij eventuale ndaj Tikveshit, edhe pse mundësitë për të qenë pjesë e ekipit janë minimale.
Nga ana tjetër, pas ndeshjes ndaj Breras, shqetësime ka shfaqur edhe Ronaldo Webster, i cili ka punuar i ndarë nga grupi në ditët e fundit. Megjithatë, gjendja e tij është më e lehtë dhe rikuperimi i shpejtë jep sinjale pozitive se ai mund të jetë në dispozicion të trajnerit për përballjen e radhës në kampionat.
Ndërkohë, lajme pozitive për fazën ofenzive vijnë me rikthimin e Fiton Ademit. Sulmuesi humbi përballjen ndaj Breras për shkak të pezullimit me pesë kartona të verdhë, por tani është sërish në dispozicion të stafit teknik, duke shtuar konkurrencën në repartin sulmues.