Adnan Azizi: BDI-ja simbol i shkatërrimit moral dhe politik

Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj akuzave të zyrtarëve të BDI-së për çështje korrupsioni, duke i quajtur ato të pakuptimta dhe paradoksale, pasi sipas tij, vetë BDI-ja është sinonim i krimit dhe keqqeverisjes.
“Çfarë kohë të mbrapshta! Çfarë zakonesh të shëmtuara!” – kështu e nis reagimin e tij Azizi, duke cituar shenjat profetike për kohët e fundit, ku njerëz të pavlerë do të marrin fjalën për çështje publike dhe do të akuzojnë të ndershmit për pabesi.
“Ata që sot flasin për korrupsion, janë ata që kokën e krimit e kanë në arrati, e gjysmën e kryesisë së partisë e kanë nëpër burgje për korrupsion masiv,” thekson ai. Sipas Azizit, këto janë shembuj të qartë të rënies morale dhe politike që po e shoqërojnë partinë në pushtet.
Ai përfundon reagimin me një reflektim të thellë: “A thua o Zot po jetojmë shenjat e paralajmëruara profetike, kur Bota do të shkojë drejt përfundimit – shkatërrimit?!”