Adnan Azizi (Vlen): Nisi rrugës së Arbrit, përfundoi te Aliu!

—
Tha, “po dal prej Qeverisë dhe po kthehem te populli!”
E në fakt, përfundoi te stanet e Aliut.
Zëra të shumtë janë ata që më kanë parashtruar pyetje:
Si ndodhi?
Çka ndodhi?
Çka i bëri vak?
Ç’ne kjo sallto mortale nga Qeveria tek BDI-ja?!
Përgjigjja ime ka qenë se: pak ka rëndësi kjo, bile aspak, duke pasur parasysh faktin se të gjithë e kemi të njëjtin konstatim:
u kap, po shantazhohet dhe po detyrohet të shkojë në prehër të “hasmit”.
Çdo koment tjetër është i tepërt.
Veç një gjë është e sigurt:
Ata që 20 vite e luftuan BDI-në – sinonimin e krimit, korrupsionit dhe shitjes së interesave kolektive në këmbim të interesave personale e familjare – nuk i ke pas vetes, sado që mundohesh t’i mashtrosh me folklor patriotik.
Në gjithë këtë shfaqe, të bashkëngjiten vetëm disa individë që i ke rreth vetes, e që po ashtu janë diku të kapur, njëjtë si ti!
E ke të kotë.
Votuesi, simpatizanti, aktivisti i ASH-së nuk shkon dhe as nuk e voton BDI-në – asnjëherë dhe në asnjë rrethanë!
Me keqardhje po duhet me ta thënë:
Je epizoda e dytë e quajtur Vesel Memeti – dhe do të përfundosh si ai.
Në fund, oferta e Ali Ahmetit për ty do të përfundojë me kushtin që të ikësh nga këtu e të shkosh ambasador në ndonjë shtet ku Aliu të të ketë sa më larg!
#Vlen
#VazhdonFuqishem
#MeASHpo
#PaTaravarin