Afrim Gashi ia shkruan letrat shtetit në gjuhën zyrtare të Ali Ahmetit e Artan Grubit.
E nëse dikush dëshiron ta dijë se cila është kjo gjuhë, le t’ia shkruajë një letër Talat Xhaferit në gjuhën shqipe e le ta dorëzojë në arkivin e Kuvendit që ta shohë se a ia protokollojnë.
E kam thënë shumë herë, ndërsa sot po e përsëris: Ali Ahmeti e Artan Grubi e kanë lënë gjuhën shqipe “gjuhë e avancuar e minoritetit”. Prandaj, shqipja në Maqedoninë e Veriut është gjuhë e përkthyer dhe jo gjuhë në të cilën komunikon shteti. Nëse dikush mendon se është ndryshe, e sfidoj në debat publik.
Nejse, se e bëna çështje shumë serioze – ata që e ka mendjen te kazinotë e bixhozit e te Soravia e nipçes së Zajazit nuk mund në të njëjtën kohë të merren edhe me gjuhën shqipe.

Sekretari i përgjithshëm i AlternAtivA-s
Zeqirija Ibrahmia

By vull