Afrim Gashi nga selia e Alternativës: Legjitimiteti nuk dëshmohet vetëm në Kuvend, por edhe në unitetin tonë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka shpërndarë sot disa fotografi nga selia e Alternativës, duke hedhur poshtë zërat dhe lajmet e përhapura nga portalet pranë BDI-së se ai do të largohej nga posti i kryeparlamentarit apo nga Qeveria.
“Legjitimitetin sot nuk e dëshmuam vetëm në Kuvend, por edhe në selinë e Alternativës së VLEN-it. Legjitimiteti dhe uniteti lexohet edhe në buzëqeshjet e njerëzve,” ka shkruar Gashi në postimin e tij në rrjetet sociale.
Përmes këtij reagimi të qartë dhe simbolik, Gashi ka shuar spekulimet mbi ndonjë përçarje apo tërheqje të mundshme nga strukturat shtetërore, duke konfirmuar vazhdimësinë e bashkëpunimit dhe forcën e koalicionit qeverisës.