Afrim Gashi: “One Stop Shop” në Bllacë – Han i Elezit, një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit rajonal

Në pikën kufitare Bllacë e Poshtme – Han i Elezit ka nisur zbatimi i sistemit të përbashkët të menaxhimit kufitar “One Stop Shop”, një nismë që shënon një hap të rëndësishëm në drejtim të bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.

 

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, e ka përshëndetur këtë zhvillim, duke e cilësuar si një moment domethënës për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve, mallrave dhe bizneseve mes dy vendeve.

 

> “E përshëndes dhe e mbështes fuqishëm sistemin e përbashkët të menaxhimit kufitar ‘One Stop Shop’ në pikën kufitare Bllacë e Poshtme – Han i Elezit, midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. Ky është një hap tjetër përpara drejt lidhjes së dy vendeve dhe lehtësimit të qarkullimit të njerëzve, mallrave dhe bizneseve nga të dyja anët e kufirit,” ka deklaruar Gashi.

 

 

 

Ai ka theksuar gjithashtu se ky model bashkëpunimi duhet të shërbejë si shembull edhe për vendet e tjera të rajonit, duke i dhënë shtysë një komunikimi më të mirë, bashkëpunimi më të ngushtë dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme fqinjësore.

 

> “Kjo është edhe një shtysë shtesë për drejtimin që duhet të ndjekin marrëdhëniet ndërmjet të gjitha vendeve të Rajonit, drejt një komunikimi më të mirë, bashkëpunimi më të ngushtë, fqinjësisë së mirë dhe mirëkuptimit për të gjithë ne që jetojmë në këto hapësira. Varet nga ne!” – u shpreh Gashi.

 

 

 

Sistemi “One Stop Shop” pritet të sjellë përfitime të drejtpërdrejta në aspektin ekonomik dhe social, duke krijuar një klimë më të favorshme për zhvillim të përbashkët në rajon.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights