Agjencia e Zbatimit të Gjuhës, do të mbajë Konferencën Shkencore, me temë “Gjuha shqipe-identitet dhe jo politikë”

Advertisement
Advertisement
Agjencia e Zbatimit të Gjuhës, do të mbajë Konferencën Shkencore, me temë “Gjuha shqipe-identitet dhe jo politikë” me rastin e 21 Shkurtit, Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare informon Tetovasot.
Kjo ngjarje do të shënohet me një program të veçantë, që synon të promovojë dhe të theksojë rëndësinë e ruajtjes dhe zhvillimit të gjuhës amtare në shoqërinë tonë.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve, akademikë, studiues të gjuhës dhe personalitete nga fusha e kulturës dhe e arsimit.
Advertisement
Bashkëlidhur keni edhe Programin e Konferencës.
📅 Data:21 shkurt 2025
⏰ Ora: 10:00
📍 Vendi: Në sallën e Komunës së Çairit (“Hristijan Todorovski-Karposh”-5, Shkup)