Agrari dëmtohet nga kushteve specifike klimatike me rendimente të ulta

Ndryshueshmëria dhe ndryshimet klimatike përkeqësojnë shfaqjen e dëmtuesve dhe sëmundjeve të bimëve, që shkaktohen nga temperatura, rreshjet dhe lagështia e tokës. Prodhimi blegtoral mund të jetë prekur nga kërcënimet e shtuara nga dëmtuesit dhe sëmundjet, duke përfshirë ato që ndikojnë në bimët foragjere si para korrjes ashtu edhe në ruajtjen e tyre. Bujqit në tërësi ankohen për eficensën e ulët të pesticideve tek dëmtuesit dhe sëmundjet,si pasojë e të reshurave disa ditore,sepse lagështia e tpërt u’a ulë efektin mbrojtës të pesticideve dhe shalitrave.Në shumë zona  bujqit janë përballur me dështime të prodhimeve si në perime, drithëra dhe pemë frutore. Shkaku ka rezultuar mospërshtatja e farërave dhe fidanëve me kushtet specifike klimatike të zonës ku ato janë mbjellë.

Pse duhet të veprojmë tani? Ndryshimi i klimës është tashmë një realitet. Ndryshimet klimatike janë çështja përcaktuese e kohës sonë dhe ne jemi në një moment përcaktues. Nga ndryshimi i modeleve të motit që kërcënojnë prodhimin e ushqimit, tek rritja e nivelit të ujërave rjedhës që rrisin rrezikun e përmbytjeve katastrofike, ndikimet e ndryshimeve klimatike janë në shtrirje globale dhe në shkallë të paprecedentë. Aktivitetet e përditshme njerëzore maksimizojnë efektin serë, duke bërë që temperatura e planetit të rritet edhe më shumë. Ndryshimet klimatike destabilizojnë ekuilibrin e temperaturës së Tokës dhe kanë efekte të gjera mbi qeniet njerëzore dhe mjedisin.

Kushtet specifike klimatike nuk duhet t’i kuptojmë si periodike,sepse ata më konsiderohen si normale që disa vite me radhë përsëriten në stinën Pranverë -Verë,dhe vendit i sjellin humbje të konsiderueshme në ekonominë Agrare,Bujqit Akoma nuk munden t’i sanojnë humbjet e viteve paraprake,ashtu që shumë bujqë të vegjël e braktisin token bujqsore nuk meren me Bujqsi,edhe e aktivizojnë spiralene Mërgimit.

Vendi për t’i plotsuar kërkesat e populatës detyrohet që mungesën e prodhimeve bujqsore t’a plotsojë nga importi,me këtë aktë derdhen mjete financiare jashtë vendit.

Autoritetet e thiruna për këto çeshtje nuk kan marun masa kompatabile reth përballimit të këti fenomeni natyror,ndoshta akoma nuk e kanë vu në prioritet ndihmën për t’u ndihmu Bujqëve që të profesionalizohen në zgjidhjen optimale për të  kultivuar kultura bujqsore të cilat do tj’u përballojnë kushteve specifike klimatike,me shkas që t’u shmangen humbjeve disa vjeçare në Agrar.

Shumica e bujqëve të imët e braktisin punimin e tokës dhe e marën rugën e Mërgimit,e cila është dukuri e shëmtuar dhe e vjetër.

Nexhat Bexheti

 

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights