Koha News

Ke Çfarë Lexon!

Ahmeti emëroi Rafis Alitin koordinator politik të BDI-së në Saraj

1 min read

Veterani i BDI-së, Rafis Aliti , është emëruar koordinator politik i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në degën në fshatin Saraj të Shkupit, ka treguar për “Sloboden Pechat” një zyrtar i lartë i kësaj partie.

Lëvizja e kreut të partisë Ali Ahmeti vjen në kulmin e luftës së brendshme partiake me “grupin e zjarrit”, si dhe pas një emërimi të ngjashëm në Çair, ku Bujar Osmani u emërua si koordinator . Me këtë rast ka reaguar ashpër njëri nga liderët e “zjarrit”, Izet Mexhiti , i cili ka thënë se një qëndrim i tillë nuk ekziston sipas statutit të BDI-së dhe akuzon se emërimi është bërë pa kaluar nëpër organet partiake.

Verified by MonsterInsights