Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Ahmeti: Gratë do kenë mbështetjen time dhe të BDI-së në kontinuitet

6 min read

Forumi i Gruas së BDI-së sot në kuadër të aktiviteteve me rastin e shënimit të 20 vjetorit të partisë kanë organizuar Panel diskutimi me temë: “Integrimi gjinor në 20 vitët e fundit”. Të pranishmëve ju është drejtuar Arbëresha Vlashi – kryetare e Këshillit komunal në Strugë nga BDI, Mukades Hajdari – Kryetare e Forumit të gruas së BDI-së, Radmila Shekerinska ish zëvendës kryetare e LSDM-së si dhe kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti.

Ligji për zgjedhjen e deputetëve (2002), Ligji për vetëqeverisje lokale (2004) përmbanin kuotë prej 30% të pjesëmarrjes së të dy gjinive në listat e kandidatëve për zgjedhje të deputetëve dhe këshilltarëve, deklaroi mes tjerave Vlashi.

“Krijimi i një shoqërie të shëndoshë varet nga përkushtimi i shoqërisë për të punuar drejtë eleminimit të çdo ndarjeje apo dallimi në bazë të stereotipeve gjinore. Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor dhe zbatimi i integrimit gjinor në procesin buxhetor do të përmiresonte dukshme zhvillimin e shoqërisë duke pasur parasysh prespektiven gjinore si ne nivel nacional ashtu edhe ne nivel lokal. Një nga meritat më të mëdha të BDI është ndikimi dhe veprimi në sferën e arsimit. Me qëllim të avancimit të përfshirjes së grave në proceset e vendimmarrjes në nivel nacional dhe lokal, në legjislacionin e vendit u vendosën kuotat. Ligji për zgjedhjen e deputetëve (2002), Ligji për vetëqeverisje lokale (2004) përmbanin kuotë prej 30% të pjesëmarrjes së të dy gjinive në listat e kandidatëve për zgjedhje të deputetëve dhe këshilltarëve”, ka theksuar kështu Arbëresha Vlashi, kryetare e Këshillit komunal të Strugës nga rradhët e BDI-së.

Ashtu si unë, besoj se çdo grua dhe vajzë prezente këtu në këtë sallë, aktiviste e Forumit të gruas dhe strukturave tjera të BDI, ka vlerësuar kështu Hajdari.

“Ndjej  privilegj  dhe kënaqësi që kam mundësinë të  ju drejtohem me rastin e përvjetorit të 20 të BDI, një rrugëtim i gjatë dhe i sukseshëm, kryetar Ali Ahmeti. Një rrugëtim jo i lehtë por shumë frytëdhënës për kombin dhe shoqërinë e këtij vendi. Ashtu si unë, besoj se çdo grua dhe vajzë prezente këtu në këtë sallë, aktiviste e Forumit të gruas dhe strukturave tjera të BDI, ndjehet e privilegjuar që është pjesë e subjektit i cili me veprimtarinë e vet ka qenë ndër faktorët kyç në zhvillimin e proceseve demokratike në vend, faktor i cili ka ndikuar pozitivisht dhe në mënyrë konstruktive në zgjidhjen e problemeve dhe ka marrë pjesë,  në modelimin e zgjidhjeve më të avancuara për një shoqëri të integruar dhe me garanci të larta të të drejtave, ku barazia e plotë është thelbi i një shoqërie të shëndoshë dhe shtetit me perspektivë europiane. Të nderuara, ky 20 vjetor i avancimit të gruas në shoqëri dhe vendimarrje  le të jetë motiv për të gjitha Ne, që  me politikat tona të përbashkëta të arrijmë konceptin e barazisë së plotë”, ka theksuar kështu Mukades Hajdari, kryetare e Forumit të gruas së BDI-së.

Sot jemi këtu jo vetëm për të festuar 20 vjetorin e BDI-së por edhe për t’i uruar gratë në BDI, prandaj mesazhi për kryetarin e BDI-së dhe për disa trima këtu është se e njëjta logjikë vlen edhe për barazinë midis burrave dhe grave, ka deklaruar kështu Shekerinska.

“Më lejoni të ju përgëzoj për përvjetorin e rëndësishëm dhe uroj që 20 vitet e ardhshme të jenë edhe më të suksesshme. Ata që ishin ulur rreth meje panë që kisha gati një fjalim, por sinqerisht edhe videot edhe disa nga komentet më bënë të ndryshoja atë që mendoja dhe planifikoja të thoja. Fillimisht dola në televizion dhe argumentova se përdorimi i gjuhës amtare nuk duhet të jetë rrezik për askënd dhe kur pas 20 vitesh grindje politike, ballafaqime e deri në konflikte do të shikosh dhe do të shohësh qindra të rinj që aplikojnë për provim dhe do t’i thuash vetes sa budallenj ishim. Sa kohë kemi shpenzuar duke mos parë se arsimi është investimi më i mirë që shteti mund të bëjë për të gjithë të rinjtë për të gjitha komunitetet. Ne shpesh flasim për barazi dhe kur flasim për barazi në vend, zakonisht asociacioni i parë janë marrëdhëniet etnike, por edhe nëse flasim për barazi në një kuptim më të gjerë do të themi se barazia nuk është vetëm një detyrim moral. Keni kapacitet në shoqërinë tuaj që duhet ta përdorni. Nëse shqiptarët nuk kanë të drejtë të shkollohen në gjuhën shqipe, do të shkojnë më pak në universitet, nëse do të shkojnë më pak në universitet, do të jenë më pak në gjendje të ndihmojnë ekonominë dhe kjo tregon se barazinë duhet ta shohim si racionalitet politik dhe ekonomik. Sot jemi këtu jo vetëm për të festuar 20 vjetorin e BDI-së por edhe për t’i uruar gratë në BDI, prandaj mesazhi për kryetarin e BDI-së dhe për disa trima këtu është se e njëjta logjikë vlen edhe për barazinë midis burrave dhe grave. Është e paarsyeshme mënjanë që është moralisht e gabuar të mos përdorësh kapacitetin e 50% të popullsisë, 49% të anëtarëve të tuaj”, ka theksuar kështu Shekerinska, ish zëvendës kryetare e LSDM-së.

Sot ditëlindjen kanë të gjithë ata që kontribuan në përflakjen e diskriminimit dhe ndërtimin e një shoqërie të barabartë, ka thënë në fjalimin e tij kryetari Ahmeti.

“Gratë janë gjysma e popullsisë, po aq kontribute kanë nëpër procese të rëndësishme, qoftë për liri, qoftë për barazi, qoftë për demokraci, po aq sa burrat. Përherë mbështetjen të BDI-së dhe përderisa mua të më rrahë një damar mbështetjen do e keni në kontinuitet. Në BDI, kongresi ka bërë edhe ndryshime. Do emërohet sekretar për mundësi të barabarta që do të jetë drejtëpërsëdrejti i angazhuar për përfaqësimin e drejtë, por jo me përqindje, por me përfaqësim të denjë. Për të arriturat ku kemi qenë dhe ku jemi foli Radmilla. Shkurt e qartë u dhanë edhe në storjet që pamë. Por, kjo e tëra nuk është. Ne sot kemi ditëlindjen. Shumë ngjarja kanë autorët, kanë aktorë. Ne sot festojmë ditëlindjen e autorit dhe aktorit për 20 vite, për punët që janë bërë. Sot ditëlindjen ka flamuri, sot ditëlindjen ka universiteti, sot ditëlindjen kanë mijëra administratorë, sot ditëlindjen kanë mijëra policë, mijëra oficerë. Sot ditëlindjen kanë të gjithë ata që kontribuan në përflakjen e diskriminimit dhe ndërtimin e një shoqërie të barabartë. Sot ditëlindjen të gjithë shqiptarët që shtetin e ndjejnë si shtet të tyre dhe jo si qiraxhinj siç ishin deri në vitin 2001 dhe vërtetë, vërtetë ju them kur i ndëgjoj partitë opozitare që derdhin lotë krokodili se shpenzoka aq shumë për këtë ditëlindje BDI-ja, më vjen keq për ata. Sot kemi një shoqëri shumë më tolerante, Skenderbeun në qendër të Shkupit askush nuk e gërvisht, Josif Bagerin, Pjetër Bogdanin, Nexhat Agollin në qendër të Shkupit! Do të thotë të gjithë japin porosi e mesazhe, për një shtet që duhet ta duam të gjithë. Sot nuk e pengon askënd të qenurit i heroit kombëtar në qendër të qytetit të Shkupit, nuk pengon gjuha shqipe, përditë qëndrojmë në Parlament duke bërë debate, po për qëllime politike disa herë ia fusin ca fraza, po për qëllime politike, por gjërat nuk ndryshojnë dhe kthim pas nuk ka. Ardhmëria e këtij shteti është BASHKË gjërat ti çojmë përpara. Prandja të nderuara gra, të dashura motra, keni qenë pjesë e pandarë e këtyre proceseve por ju llogarisni që në krah tuajin, në front bashkë me ju, mbase pak më shumë se ju do luftoj sepse e vlerësoj kontributin e grave, e nënës shqiptare për dhembshurinë që ka pas, për kohën kur unë kam vepruar e punuar, i kam pas bashkëluftëtare nënat shqiptare”, ka thënë për fund kryetari i BDI-së, Ahmeti.