Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Ahmeti: Jemi partner i sigurtë i investitorëve, krijojmë klimë të mirë biznesi

2 min read

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot ka marrë pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjes së re për investim të kompanisë KIEL në Zonën e lirë ekonomike në Tetovë, investim ky që do krijojë 300 vende të reja të punës.

Krahas krizës ekonomiko-energjetike që ka përfshirë jo vetëm vendin tonë por edhe mbarë kontinentin europian, investime të tilla janë gjithnjë të mirëseardhura sepse me këtë tregojmë se Maqedonia e Veriut është një partner i sigurtë për investitorët e huaj duke siguruar klimë të mirë të biznesit, derisa në anën tjetër zhvillojmë ekonominë lokale dhe përmirësojmë standardin e qytetarëve, ka shkruar mes tjerave kryetari Ahmeti.

Investimet e reja që kanë fokus hapjen e vendeve të reja të punës kanë qenë gjithnjë në agjendën tonë. Sot, me kënaqësi mora pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjes me kompaninë gjermane KIEL për prodhimin e sediljeve për automjete komerciale dhe transport publik, një investim i ri prej 9 milionë euro, që do të krijojë 300 vende të reja të punës (150 në fillim dhe 150 të tjera deri në fund të investimit).

Krahas krizës ekonomiko-energjetike që ka përfshirë jo vetëm vendin tonë por edhe mbarë kontinentin europian, investime të tilla janë gjithnjë të mirëseardhura sepse me këtë tregojmë se Maqedonia e Veriut është një partner i sigurtë për investitorët e huaj duke siguruar klimë të mirë të biznesit, derisa në anën tjetër zhvillojmë ekonominë lokale dhe përmirësojmë standardin e qytetarëve.