Aksident në hyrje të tunelit të Murrizit, katër të lënduar

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në hyrje të tunelit të Murrizit, në rrugën e Arbrit, ku katër të rinj kanë mbetur të lënduar. Aksidenti ndodhi rreth orës 23:45, kur shtetasi K.L., 19 vjeç, humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga. Dëmtuarit janë shtetasit K.L., K.Gj., U.M., dhe F.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar të Tiranës.
Ky aksident vjen pak kohë pas hapjes së tunelit të Murrizit, që u realizua sivjet në prani të kryeministrit Edi Rama. Tuneli është një projekt i rëndësishëm që ka përmirësuar lidhjen mes Tiranës dhe Klosit, duke lehtësuar qarkullimin dhe transportin në këtë aks. Megjithatë, aksidentet në këtë rrugë vazhdojnë të jenë një shqetësim, duke kërkuar masat e duhura për sigurinë e drejtuesve të mjeteve.