Aksion i madh policor në pikë pagesën rrugore të Tetovës, sekuestrohet sasi e madhe droge, arrestohen dilerët
1 min read
Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 në vendkalimin e pagesës përballë Tetovës, në magjistralen Gostovar-Tetovë, policia ka sekuestruar një sasi të madhe droge, si dhe janë arrestuar dy shitës, mësojmë nga burime në hetim.
Ky është një nga seritë e aksioneve që policia po kryen këto ditë për të shtypur tregtinë e paligjshme të drogës. Ministria e Brendshme konfirmon se një aksion policor është duke u zhvilluar dhe detajet do të bëhen të ditura pas përfundimit të tij.