Në festat e ardhshme të Vitit të Ri, Sektori për Punë të Brendshme Shkup, sipas planit paraprak të përcaktuar për sigurinë e territorit të qytetit të Shkupit, çdo ditë ndërmerr aktivitete të intensifikuara parandaluese në vendet ku ka frekuencë të shtuar të qytetarëve.
Në koordinim me shërbimet e tjera nga Ministria e Punëve të Brendshme, objekt i inspektimit janë tregjet, qendrat tregtare dhe objektet e tjera të mbyllura. Qëllimi i veprimit parandalues është parandalimi i çdo lloj kërcënimi të sigurisë që mund të pengojë funksionimin normal të qytetarëve.