Albion Xhemaili: Pas fshatit Kamnjan edhe Pallçishti i Poshtëm pritet të bëhet me ujësjellës
2 min read
Prezantimi i punimeve të ujësjellësit në vendbanimin Kamjan
Gjatë takimit të sotëm në vendbanimin Kamjan, u realizua një prezentim para mediumeve për fillimin e punimeve të ujësjellësit të këtij vendbanimi. Kryetari i Komunës, Albon Xhemaili dha deklaratën e tij ku theksoi dhe sqaroi më gjërësisht rreth projektit në fjalë si dhe projekteve të tjera që Komuna e Bogovinës ka në plan.

“Sot ne jemi këtu për fillimin e punimeve të ujit për pije në këtë vendbanim, vlera e projektit është 244 mijë euro të cilat janë të siguruara nga Banka Evropiane të miratuara nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, kurse porositësi i projektit është Komuna e Bogovinës. Me këtë ne do të bëjmë përmirësimin e jetesës së popullatës me furnizim për ujë për pije për të siguruar popullatën dhe amvisëritë për të funksionuar më normal se me problemet që i kanë pasur. Nga Banka Evropiane janë të ndara diku afër 600 mijë euro të cilat do të dedikohen vetëm për ujësjellësa, sot siç e shihni kanë filluar punimet për vendbanimin Kamjan. Së shpejti mendojmë që me Ministrin e Transportit do të kemi një bashkëpunim shumë të mirë, shumë të frytshëm që të fillojmë me punimet edhe në vendbanimin Pallçisht të Poshtëm sepse edhe qytetarët e vendbanimit Pallçisht e kanë të njejtën ankesë dhe po të njëjtën nevojë siç e ka edhe vendbanimi Kamjan dhe disa vendbanime të tjera, shpresojmë që në një kohë shumë të shpejt do të zgjidhet ky problem. Për të zgjidhur një problem siç është uji për pijë më vital se ai nuk ka, ne si Komunë shfrytëzoj rastin të përmend se jemi duke përgatitur një mega projekt i cili do të furnizoj të gjitha vendbanimet që do të kenë munges të ujit për pije, do të merret ujë nga Sumreka dhe do të bëhet një depo e madhe mbi kanal dhe do të furnizohen të gjitha vendbanimet që do të kenë mungesë për ujë për pije. Shfrytëzoj rastin t’ju falenderoj të gjithë të pranishmëve, kjo është një ditë e veçant për ne si Komunë e veçanërisht për mua si Kryetar Komune.” – theksoi kryetari Albon Xhemaili.