Thursday, July 25, 2024
spot_img

Aleanca për Shqiptarët: Ndale dorën Arben, dy maqedonas edhe në Fondin Shëndetësor

Me formimin e Qeverisë jolegjitime, shqiptarër çdo ditë po humbin drejtoritë më me peshë në vend. Pas Agjencionit për Zbulim, ku u shkarkua drejtori shqiptar dhe u emëruan edhe drejtori edhe zëvendës drejtor maqedonas, sot e njëjta ndodhi edhe me Fondin për Sigurim Shëndetësor. Në këtë institucion që është në sektorin e Arben Taravarit, sot morën detyrën dy drejtorë të rinjë, që të dy maqedonas, duke shkarkuar dy ish drejtorët njëri prej të cilëve ishte shqiptar.

Me vendimet e filluara që nga formimi i Qeverisë, por edhe me ato që pritet të sillen periudhën në vijim, shqiptarët pas 25 viteve përjashtohen nga pozicionet kyçe në institucionet më me peshë në vend.

Ndërkohë partitë shqiptare të cilat humbëm zgjedhjet dhe si të tilla u bënë pjesë e Qeverisë, në disa raste heshtin, ndërsa në disa raste si ky i fundit, bëhen edhe realizatorë të drejtëpërdrejtë të vendimeve kundër shqiptarëve.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT