Home Vendi Ali Ahmeti: Inkurajoj palët të vazhdojnë këtë rrugë të mbarë me besueshmëri...

Ali Ahmeti: Inkurajoj palët të vazhdojnë këtë rrugë të mbarë me besueshmëri të plotë në faktorin ndërkombëtar deri në vendosjen e nënshkrimit në marrëveshjen finale në Bruksel

0
Ditën e filluar me shumë optimizëm në Ohër, po e përmbyllim me hapa të reja të arritjes së marrëveshjes së favorshme në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Palët shprehën dakordësinë e shumëpritur publike për planin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, ky është lajm i madh dhe i shumëpritur që kontribuon në paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.
Ky dialog tejkalon dimensionin bilateral, mbarëvajtja e suksesshme e tij me epilog njohjen e ndërsjelltë determinon orientimin europian të rajonit dhe rrumbullakëson shtetësinë e plotë të Kosovës.
Inkurajoj palët të vazhdojnë këtë rrugë të mbarë me besueshmëri të plotë në faktorin ndërkombëtar deri në vendosjen e nënshkrimit në marrëveshjen finale në Bruksel, akt nga i cili nuk humb askush, por fiton ardhmëria e shëndoshë e paqes dhe progresit.
Faleminderit 🇺🇸 dhe 🇪🇺!

Previous articleBorelj: Marrëveshja është arritur në fund të shkurtit dhe sot është biseduar se si të zbatohet
Next article“Ka ndodhur njohja de facto”- Kurti: Arritëm pajtim publik