Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Ali Ahmeti: Në këto momente të vështira qëndroj pranë familjes Ramadani

1 min read

Deklaratë e Kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti

Po bëhen sot katër ditë që kur familja Ramadani nga Kumanova po kërkon djalin e tyre Erdanin në ujërat e lumit Vardar pranë autostradës Shkup – Zhelinë.

Jam në komunikim me të gjitha institucionet kompetente që janë vënë në kërkim të tij dhe të cilët më kanë njoftuar se janë duke përdorur të gjitha mekanizmat e nevojshme, por për efikasitet më të madh veprimi apeloj deri te të gjithë qytetarët e zonave përreth që e njohin mirë këtë terren të ndihmojnë institucionet në procesin e kërkimit.

Në këto momente të vështira qëndroj pranë familjes Ramadani dhe shpresoj në gjetjen sa më të shpejtë të Erdanit.