Ali Ahmeti: Të bëhemi bashkë, shqiptar e maqedonas, për Europë

9 min read

Ali Ahmeti: Të bëhemi bashkë, shqiptar e maqedonas, për Europë

 

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti i shoqëruar nga kryeparlamentari z. Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri i parë z. Artan Grubi, ministra, zëvendësministra, deputet, drejtor dhe zëvendësdrejtor si dhe bashkëpunëtorë të tjerë, sonte ka vazhduar takimet me qytetarë dhe aktivist partiak nga qyteti i Tetovës, përkatësisht nga këshillat vendor Reçicë e Madhe, Reçicë e Vogël 1 dhe 2, Teqe, Bregu i Diellit dhe Jashtë Vardarit.

 

Ali Ahmeti – Kryetar i BDI

 

I kam përcjellur me vëmendje bashkëbiseduesit dhe vërejta se nuk në fjalët e tyre nuk ka skepticizëm, e këtu mund të them se edhe unë nuk kam skepticizëm dhe nuk e ndjej veten skeptik e as nuk ndjej frikë, sepse kush do të besonte para njëzet viteve se do të kemi ministër të mbrojtjes shqiptar, kryetar kuvendi shqiptar, ministër të jashtëm shqiptar, përfaqësues të gjysmës së botës shqiptar që kryeson me OSBE-në! Pse të themi se nuk do jemi të suksesshëm? Sepse nuk e kemi për të bërë politika ditore, por politika afatgjate, të menduara mirë dhe në dobi të qytetarëve. Këto takime janë në vazhdën e takimeve tradicionale të përhershme që ndër vite ka kryer BDI më qytetarët, tash kur kthehem dhe shoh procesverbalet e sekretarit të përgjithshëm aso kohë, I ndjeri Abdylaqim Ademi 130 takime kemi realizuar brenda dy muajve, ndaj kjo ka ndikuar në jetëgjatësinë e BDI-së dhe si proces i munguar u vërejtë në kohën e koronës. Ky komunikim na ka munguar dhe tashmë është rikthyer. Bashkë për Europë, a i bëjmë ne kështu shërbim të ardhmes? A jemi në gjenerata që do të bëjmë hapa perpara? Ne, një hap e bëmë në vitin 2002 për të gjithë shqiptarët, për të jetësuar marrëveshjen tonë. Tani jemi në paradhomën për anëtarësim në Bashkimin Europian, prandaj duhet t’i thërrasim njerëzit dhe të ulemi e të bisedojmë, sepse shumë parti politike që janë regjistruar e ç’regjistrur deri më tani, 14 në numër, nuk kanë mundur ta fitojnë BDI-në. Ndaj, ne duam tani të hapet një etape e re, një front pro BE që përshpejton anëtarësimin tonë në Unionin Europian. Ky front është një ndihmë që e përshpejtojn rrugën tonë drejt BE-së, që mobilizon drejt ndryshimeve kushtetuese, Ky front duhet te funksionoj edhe tek bashkëqytetarët tanë maqedonas. Shkuajnë shkrime e letra publicistet e intelektualët maqedonas se unë paskam tradhëtuar kauzën maqedonase. Asnjëherë nuk do të ndodh, sepse unë kam qenë, jam dhe do te jëm gjithmonë i angazhuar në mbrotjen e kauzës së bashkëqytetarëve tanë, indentitetit, gjuhës dhe kulturës së tyre. Nuk duhet frikësuar kur kanë krah shqiptarët, ndaj bashkë duhet hapëruar përpara, sepse minoriteti bullgar e as ai malazez nuk sjellin asnjë rrezik nëse janë të përfaqësuar në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.Asgjë e keqe nuk ndodhi as me Marrëveshjen e Ohrit, as me gjuhën shqipe, përkundrazi, shqiptarët u bënë më lojal për shtetin dhe vendin e tyre. Sot, shqiptarët e ndiejnë vetën zot të këtij shteti, në shtëpi e në vend të vet, ka theksuar kryetari Ahmeti.

 

Talat Xhaferi – Kryetar i Kuvendit

 

Sonte kam ndryshuar qasjen e fjalimit tim. Në Tetovë nuk ekziston zjarri! BDI është ndërtuar mbi themele e shtylla të forta. I dashur komandant, kemi hyrë në dekadën e tretë të ekzistimit të BDI-së dhe më kujtohet 3 tetori i vitit 2002, kur ne deputetët e BDI-së ishim përbërja parlamentarë që kishim deputetën e parë grua në përbërjen tonë, zonjën Teuta Arifi, ish-kryetaren e Komunës së Tetovës. E përmenda këtë rast sepse në atë kohë ndërmjet kolegëve deputetë përflitej se si shqiptarët kanë arritur që të kenë deputete grua, të jetë kryetarja e parë e komisionit për politikë të jashtme që sot e trashegon Bujari si Ministër i Jashtëm. Për këto procese është dashur punë, përkushtim dhe përgjëgjësi ndaj juve që na e dhatë atë mandate, tha Xhaferi.

 

Fatmir Besimi – Ministër i Financave

 

Janë tre aspekte që sonte dua ti veçoj dhe që janë të shkruata në të gjitha programet e BDI-së. E para është vizioni, e dyta vendosmëria dhe e treta transformimet, pika që karakterizojnë Bashkimin Demokratik për Integrim. Vizinë i BDI-së është perspektiva për të menduar dhe vepruar. Vendosmëria ka të bëjë me përgjegjësi. Ne jemi mësuar të marrim përgjëgjësi dhe të mos e keqpërdorim atë. Ndërsa e treta, transformim kërkon të transformosh shoqërinë dhe të vetë-transformohesh. Pra, cili subjekt tjetër politik ka arritur ti ruaj këto aspekte transformuese më shumë se sa BDI? Ideja që kanë bartë me gjenerata, është mishëruar sot në kryetarin tonë z. Ali Ahmeti. Kryetari çdo mëngjës që dëgjohemi të gjithëvë në thotë të njejtën porosi: “Përgjegjësi, sinqeritet dhe përkushtim në punët që keni marrë”, sqaroi ministri Besimi.

 

Faton Ahmeti – Sekretar gjeneral i BDI

 

“Komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Ali Ahmeti, më 5 qershor të vitit 2002 themeloi Bashkimin Demokratik për Integrim, që është thsar dhe vlerë kombëtare. Gjatë këtyre njëzet viteve BDI ka dëshmuar së është forca politike e cila ka kapacitet për te çuar përpara proceset zhvillimore dhe integruese të vendit. BDI është forcë politike që respekton të kaluarën dhe hapëron me dije dhe guxim drejt të ardhmes. BDI bëri ndryshime rrënjësore në systemin politik të vendit, duke i ngritur shqiptarët në popull shtetformues dhe duke ndërtuar qartë karakterin multietnik të shtetit, duke bërë implementimin e plotë të marrëveshjes kornizë të Ohrit. BDI si parti politike shqiptare, i ka pasur të definuara qartë objektivat që nga fillimi e deri më sot dhe kjo dëshmon seriozitetin dhe vizionin e qartë në politik bërje. Përveç konzistencës në realizimin e qëllimeve kombëtare, vizionari dhe rilindasi ynë i fundit, kryetari këtë parti e shënoi edhe në akademi politikë për formimin dhe ngritjen e gjeneratave të reja në politik bërje. Për 20 vite në pushtet sttruktura jonë politikë dëshmoi se ka kapacitetin e duhur profesionale dhe intelektuale, për të menaxhuar në 20 vitet e ardhshme, ku fjalën e fundit do ta kenë integrimi në BE, zhvillimi ekonomik,standardi jetësor, mirëqenia dhe prosperiteti mbarë shtetëror. Kur të tjerët mendonin se NATO ishte vetëm një populizëm politik, ne treguam të kundërtën, kur të tjerët ishin skeptik në politikat e BDI-së, në implementuam plotësisht marrëveshjen e Ohrit, duke i bërë shqiptarët hisetarë të vërtëtë në buxhet dhe misione të rëndësishme me karakter shtetëror. Tani kemi mision integrimin në BE, që është dhe motoja kryesore e këtyre takimeve informative. Hapja e kapitujve dhe implementimi i pakove të legjislacionit, tregon se ne zyrtarisht kemi filluar procesin integrues, prandaj kemi nëvojë për mbështetje masovike që këto të bëhen në afat rekord dhe të bëhemi pjesë e familjes së BE-së më të drejta të plota politike dhe ekonomike. Maqedonia e Veriut gjendet përpara një sfide ku do të tregoj se nga i ka të kthyera satelitët e saj, nga aleatët tanë perëndimor dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo nga lindja dhe Rusia. Nuk kemi kohë për te humbur dhe për të eksperimentuar, prandaj të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe të marrshojmë drejt BE-së”, tha Ahmeti.

 

Fisnike Bekteshi Shaqiri – Deputete

 

Kaluam nga Gostivari dhe jemi sot në Tetovë për takimet informative për një të ardhme europiane. Jemi mbledhur sot këtu për të diskutuar çështjet që na tangojnë si qytetarë, për të parë ku jemi dhe si duhet të jemi, çfarë kemi punuar dhe çfarë duhet të punojmë. Të bartësh një funksion publik nuk është një privilegj por është përgjegjësi. Unë në vitin 2008 isha pjesë e këshillit vendor Gajre, në vitin 2010 u zgjodha nënkryetarë e forumit rinor në Tetovë, poashtu moderoja disa tubime në Tetovë, në vitin 2013 ishe shefe e shtabit të forumit rinor dega Tetovë, ne vitin 2013 u zgjodha këshilltare e këshillit komunal në Tetovë, në vitin 2019 u zgjodha anëtare e këshillit të përgjithshëm dhe në vitin 2020 u zgjodha deputete në kuvendin e RMV-së. Këto nuk i përmenda që të thurr laved për veten time, por i përmenda që të thurr lavde për njeriun i cili vlerëson rininë në të gjitha nivelet dhe institucionet, ai është z. Ali Ahmeti. Thuhet se vizionarët janë heronjë,ata kanë aftësi të parashikojnë se çfarë qëndron tutje, dhe në fakt ashtu është. Lideri Ali Ahmeti ka parashikuar të keqen që mund të na ndodh, ndaj na solli të mirën që Maqedonia të jetë pjesë e NATO-s. Tani lideri ynë ka një synim tjetër, të jemi pjesë e Bashkimit Europian. Unë dua që për vajzat e mia, për të gjithë ne së shpejti dielli të lind nga perëndimi, aty ku është e ardhmja jonë dhe aty ku do të jetë ardhmeria e rinisë. Jemi ën një kapitull të ri, të ndryshimeve kushtetuese, ku na presin shumë sfida mirëpo që fundi do të jetë i ndritur. Do te kem fatin që së bashku me disa kolegë deputet do të jemi anëtar të komisionit për ndryshim të kushtetutës, me ç’rast do të ndryshohet dhe e ardhmja e këtij vendi. Janë realizuar shumë projekte që mbajnë vulën e BDI-së dhe vizionarit Ali Ahmeti. Përpara nësh janë disa projekte kapitale që do të realizohen, edhe atë: Korridori 8, projekti më i madh infrastrukturor në vend. Korridori 8 dhe 10D janë lidhje të rëndësishme infrastruktorore ndërmjet dy vendeve tona, përkatësisht autostrada Prizren-Tetovë dhe Shkup-Bllacë. Më këto projekte bashkohemi dhe afrohemi me Shqipërinë dhe Kosovës dhe realizojmë thënjën e Sami Frashërit ku thotë: Ja qëllimi ynë, ja puna jonë e shenjtëruar, ja besa jonë. Në mës të shqiptarëvë të vërtëtë s’ka ndonjë ndarje, ndonjë çarje, ndonjë ndryshim. Janë të gjithë vëllezër me një trup, një mendje, një qëllim dhe një besë. Ndaj, mos të harrojmë se shqiptarët janë gurthemeli i Maqedonisë dhe këtë e ka bërë Ali Ahmeti, tha deputetja Fisnike Bekteshi Shaqiri.

 

Bajram Rexhepi – Nënkryetar i BDI

 

20 vite BDI, arrijmë në një konkluzion, që në BDI nuk ndryshojë njerëzit por ndryshojën politikat, ndaj këto politika kërkojnë njerëz të rinjë dhe kuadro të reja. Kjo periudhë është relativisht e vështirë shkaku i pasojave të pandemisë dhe gajtë gjithë rrugëtimin kemi pasur sfida të ndryshme, sidomos tani që e kemi krizën energjetike që me rastin e konfliktit Rusi-Ukrainë, trondi të gjitha tregjet energjetike globale dhe ne nuk mund të ishim imun ndaj kësaj. Këto përiudha kërkojnë unitet dhe që të jemi bashkë për të zgjidhur këto çështje, të përshpejtojmë integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian. Kjo periudhe do të të trasoj dhe do të tregohet dhe rruga jonë që do të ndjekim politikisht dhe në vitet e ardhshme. Unë besoj guximshëm që ashtu siç ishte në të kaluarën, BDI do te jetë edhe në vazhdimësi balansuesi dhe mbrojtësi i proceseve madhore për vendin tone, tha Rexhepi.

 

Rina Ajdari – Deputete

 

Gjithmoën kam thënë se momenti kyç i politikave gjeo-strategjike të vendit ka ardhur me hapjen e rrugës për në Bashkimin Europian, por po jetojmë një periudhë tepër të rëndësishme për të ruajtur orientimin tonë pro përëndimor, drejt stabilitetit politik, ekonomik dhe social për të gjithë. Këto janë dhe do të jenë synim dhe detyrë e BDI-së por mbi të gjitha synime të liderit tonë z.Ali Ahmeti. Ne besuam por edhe punuam për këtë vizion. Më miratimin e propozimit francez rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së u bë e pakthyeshme, me të cilën zyrtarisht filloj procesi i skriningut. Tani, jemi vend partner në BE, ndaj fokusi janë realizimi i ndryshimeve kushtetuese. Të gjitha këto kërkojnë qasje tejet serioze, bashkëpunim, dialog dhe mbi të gjitha konsensus politik. Për arsyen e vetme, që BE mbetet vend i lirisë, paqes, politikave të sukseshme, ndaj BDI bashkë me ju në asnjë moment nuk do të heq dorë nga ky mision madhor. Nga përkrahja, përmbushja e reformave dhe ruajtja e paqes dhe demokracisë, theksoi deputetja Ajdari.