Slot Thailand
Slot Thailand
Toto Macau
Slot88
Slot Ovo
Slot Ovo
Anti Rungkad
Depo Slot
Slot Jp
Slot Zeus
Mpo Slot
Aliti dhe Aliu patën dorëzimin ceremonial të detyrës së ministrit në MSHIA - Koha News
Aliti dhe Aliu patën dorëzimin ceremonial të detyrës së ministrit në MSHIA 1

Sot në zyrat e Ministrisë së Shoqërisë Informative dhe Administratës (MSHIA) është mbajtur ceremonia e dorëzimit të detyrës në mes të ministrit paraprak, Admirim Aliti dhe ministrit të sapoemëruar, Azir Aliu.

Në një atmosferë të përzemërt, ata i uruan njëri-tjetrit shumë suksese dhe dëshiruan përballje efikase me sfidat që pritet të ballafaqohet ky departament.

Ministri i ri, Azir Aliu, theksoi: “Paraardhësit e mi filluan disa procese vërtetë të rëndësishme dhe projekte në fushat siç janë digjitalizimi, siguria kibernetike dhe zhvillimi i teknologjive të informatikës dhe komunikimit, të cilat së bashku me projektet e reja që po përgatisim me ekipin tim, presim të ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin dhe transformimin pozitiv te i gjithë ekosistemi në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Besoj fuqishëm se me shumë punë, këmbëngulje dhe përgjegjësi mund të arrijmë rezultate me të cilat do të krenohen të gjithë bashkëqytetarët tanë “.

Ministri i ri, Azir Aliu, është ekspert ndërkombëtar në fushën e teknologjisë së informatikës dhe arsimit, me më shumë se 20 vjet përvojë pune në sektorin privat dhe akademik, duke realizuar mbi 100 projekte të ndryshme në fusha siç janë: transformimi digjital, zhvillimi i startup-eve në ekosisteme, inteligjenca artificiale dhe mësimi i makinerive.

Në detyrën si ministër vjen nga pozita e profesorit universitar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë në fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Teknologjisë.

By vull