Alternativa forcon strukturat në Dollnen, përgatitjet për zgjedhjet lokale në fokus

Advertisement
Advertisement
Shkup, 25 Shkurt 2025 – Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, së bashku me Sekretarin Organizativ të partisë, Bashkim Murtezi, priti sot përfaqësues dhe aktivistë nga Alternativa – Dega Dollnen.
Gjatë takimit u diskutua për riorganizimin e partisë në prag të zgjedhjeve lokale, si dhe për shqetësimet dhe kërkesat e banorëve të Dollnenit. U theksua nevoja për një bashkëpunim më të ngushtë me qytetarët për të gjetur zgjidhje për sfidat me të cilat ata përballen.
Advertisement
Alternativa vazhdon angazhimin për forcimin e strukturave të saj dhe përfaqësimin e interesave të qytetarëve në nivel lokal, duke e parë këtë si një hap kyç drejt zgjedhjeve të ardhshme.