AlternAtivA mohon çdo komunikim me BDI-në: Qëndrojmë të palëkundur në parimet tona

AlternAtivA ka deklaruar publikisht se nuk ka asnjë lloj komunikimi me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) dhe kryetarin e saj. Në një reagim zyrtar, partia ka sqaruar se për të qenë transparente me opinionin publik, strukturat partiake dhe mbështetësit e saj, nuk ekziston asnjë kontakt apo bashkëpunim me BDI-në në asnjë nivel.

Për më tepër, AlternAtivA ka theksuar se nuk sheh asnjë arsye për të komunikuar me një parti e cila është e lidhur me persona të shpallur “non grata” nga SHBA dhe që, sipas tyre, do të mbahet mend nga shqiptarët vetëm për korrupsion, krim dhe abuzim me pushtetin.

Duke konfirmuar besnikërinë ndaj qëndrimeve të saj, AlternAtivA ka nënvizuar se koalicioni VLEN është i ndërtuar mbi parime të reja politike dhe synon vendosjen e standardeve të reja në skenën politike shqiptare. Sipas partisë, e vetmja mënyrë për të mbrojtur interesat e shqiptarëve është komunikimi i drejtpërdrejtë me popullin dhe mbrojtja e dinjitetshme e interesave të tyre.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights