Thursday, July 25, 2024
spot_img

AlternAtivA: Zeqirija Ibrahimi është kryetari i ri i Alternativës

Sot, më 6 korrik 2024, në Pallatin e Kulturës në Kumanovë u mbajt Kongresi i Jashtëzakonshëm Zgjedhor i Alternativës. Pas dorëheqjes së Afrim Gashit nga detyra e kryetarit të partisë, sepse ai ishte zgjedhur kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u shfaq nevoja që Alternativa ta zgjedhë kryetarin e saj të plotfuqishëm. Për këtë arsye u thirr ky kongres zgjedhor.

Kongresi i zhvilloi punimet në dy seanca. Në seancën e prë, që ishte solemne, morën pjesë edhe përfaqësues të partive të tjera politike, diplomatë, gazetarë, përfaqësues të sektorit të bisnesit dhe të OJQ-ve, ndërsa në seancën e dytë u zhvilluan punimet për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Gjatë pjesë së parë të kongresit, pjesëmarrësit i përshëndeti kryetari në detyrë i Alternativës, Bekim Sali, i cili duke u dëshiruar mirëseardhje mysafirëve dhe delegatëve, pasi e falënderoi Afrim Gashin për punën e deritanishme në këtë detyrë, theksoi: “Duke e përfunduar këtë cikël të veprimtarisë sonë politike, sot jemi mbledhur këtu që ta zgjedhim kryetarin e ri të Alternativës. Gjatë këtij muaji të fundit jam përpjekur që ta mbuloj unë këtë detyrë, por ne gjykuam se anëtarësia, strukturat dhe votuesi ynë e meriton ta ketë një kryetar të dalë nga kongresi, që do të jetë i plotfuqishëm për ta përfaqësuar partinë dhe për të qenë alternativë politike në skenën politike. Falë Zotit dhe falë kontributit të secilit prej jush – ne po e zhvillojmë këtë proces në mënyrë demokratike, ashtu që sot, kur Alternativa të ketë kryetar, së pari unë do të jem i çliruar dhe i lumtur, ndërsa mendoj se kjo do të një jetë festë për të gjithë ne.”

Ps tij fjalë rasti pati edhe kryetari i deritanishëm i Alternativës, Afrim Gashi, i cili i falënderoi strukturat dhe organet e partisë për mbështetjen dhe shtoi: “Sado që shpesh na duket veprimtari e lodhshme, sado që na duket e vështirë dhe sado që shpesh na duket jomirënjohëse, megjithatë politika mbetet mënyra e vetme më e fuqishme që ndikon drejtpërdrejt në jetën e njerëzve dhe ne e kemi detyrim të merremi me politikë. Meqë vakumi nuk ekziston, po të mos e bënte VLEN-i këtë betejë, ju e dini se kush do të ishte sot në pushtet. Prandaj, shumë të dashur kongresistë të Alternativës, ta dini se aktivizmi juaj politik ka vlerë misionarike dhe historike. Juve mund t’ju duket asgjë që jeni aktivist në një pikë të një nëndege, por ta dini se ashtu ju jeni pjesëmarrës aktivë në jetën publike. Ndërsa edhe aktivizimi më i dobët është më i mirë se indiferenca.”

Pas kësaj vijuan edhe përshëndetjet e delegacioneve partive politike, me ç’rast përshëndetën Bilall Kasami nga Lëvizja Besa, Izet Mexhiti nga Lëvizja Demokratike, Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët, Sekretari i Përgjithshëm i VMRO-së, Gjorgjija Sajkoski si dhe Nënkryetari i ZNAM, Pavle Arsovski.

Kështu u mbyll pjesë solemne e kongresit. Në pjesën e dytë, atë zgjedhore, pasi u zgjodh kryesia e punës dhe e prezantoi rendin e ditës, së pari u hadiskutua dhe miratua raporti i kryetarit të deritanishëm të Alternativës, Afrim Gashi, e pastaj u kalua në pikën e zgjedhjes së kryetarit të ri.

Me këtë rast delegatët për kryetar e propozuan Zeqirija Ibrahimin, sekretar i deritanishëm i Alternativës. Ky propozim u hodh në votim dhe u miratua në mënyrë unanime nga delegatët e kongresit.

Pas kësaj Zeqirija Ibrahimi iu drejtua kongresit. Duke i falënderuar delegatët për mbështetjen, ai tha se: “Nëse vitet e ’91-2001 kishim luftë për barazi, nëse në vitet 2002-2008 kishim luftë për dinjitet institucional, nëse pas vitit 2011-të degraduam në korrupsion, varfëri, shpërngulje masive, në arsim të rrënuar dhe në jetë sociale kurrfare, në vitin 2024 ne po hapim një kapitull të ri të historisë sonë kombëtare. Tashmë patriotizëm nuk është llafologjia, por ekonomia. Tashmë patriotizëm nuk janë ceremonitë e diplomimit, por janë listat e testimeve PISA dhe listat e rangimit të universiteteve.”

Ai më tej shtoi: “Dikujt mund t’i duket utopike, por detyra ime – konform programit të Alternativës – është që ta ndihmojmë biznesin shqiptar, shqiptarët t’i bëjmë sa më të pasur, sepse ashtu imponohet cilësi e përgjithshme e jetës. Një shoqëri me bollëk ekonomik imponon edhe arsim cilësor, edhe shëndetësi cilësore, edhe jetë sportive të pasur, edhe kulturë të begatshme. Andaj, nëse duhet ta cilësojmë se çfarë do të jetë Altrnativa në vitet që vijnë, ajo do të jetë parti e arsimit dhe ekonomisë.”

“Më në fund duhet ta kuptojmë se nuk bëhemi komb pa arsim dhe pa ekonomi. Zaten, kombi politik ndërtohet me kapital dhe me arsim, siç edhe shkatërrohet me varfëri dhe injorancë.”, përfundoi kryetari i posazgjedhur Ibrahimi.

Në fund delegatët e Kongresit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor të Alternativës e miratuan edhe listën e përditësuar të Kuvendit Qendror të Alternativës dhe pas kësaj kongresi u shpall i mbyllur.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT