Amazon ofron miliarda për TikTok në momentin e fundit: A do të arrijnë ta blejnë?

Amazon ka bërë një ofertë në momentin e fundit për të blerë TikTok në SHBA, ndërsa rrjeti social në pronësi kineze përballet me afatin e prillit për t’u shitur ose për t’u ndaluar, raporton Anadolu Agency.
Sipas *The New York Times*, duke cituar burime anonime, disa nga palët e përfshira në negociata nuk e kanë marrë seriozisht ofertën e Amazon. Kjo është përmendur në një letër drejtuar nënpresidentit amerikan, J.D. Vance, dhe sekretarit të Tregtisë, Howard Lutnick, sipas një burimi të njohur me situatën.
Të tjerë investitorë të mundshëm janë Oracle dhe Blackstone, sipas raportit. Amazon dhe TikTok nuk kanë komentuar mbi këto pretendime.
Kujtojmë se Amazon më parë kishte lansuar një funksion të ngjashëm me TikTok, të quajtur *Inspire*, por më vonë e kishte hequr nga dyqanet e aplikacioneve.
TikTok këmbëngul se nuk është në shitje, duke theksuar mundësinë e kundërshtimit nga qeveria kineze. Kompania ka 170 milionë përdorues në SHBA dhe mbetet një lojtar kyç në tregtinë digjitale.
Lëvizja e Amazon vjen në një kohë kur në Uashington po diskutohen çështjet e pronësisë së TikTok. Ligjvënësit amerikanë kanë shprehur shqetësime për sigurinë kombëtare për shkak të lidhjeve të aplikacionit me Kinën, çka çoi në një projektligj vitin e kaluar që detyron shitjen e tij.
Gjykata e Lartë e SHBA e konfirmoi njëzëri ligjin, megjithëse ish-presidenti Donald Trump e shtyu zbatimin e tij deri të shtunën.