Ambasadorët e BE-së, pro liberalizimit të vizave për Kosovën

1 min read

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së ranë dakord sot për mandatin e Këshillit për të negociuar rregulloren për udhëtimin pa viza për mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga Kosova. Në bazë të këtij mandati, Presidenca do të nisë negociatat me Parlamentin Evropian.

Sot kemi bërë një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së udhëtimit pa viza për qytetarët e Kosovës. Tani besojmë se do të jemi në gjendje të arrijmë shpejt një marrëveshje me Parlamentin Evropian për ta kthyer këtë premtim në realitet. Liberalizimi i vizave u mundësua nga fokusi i Kosovës në forcimin e mbrojtjes së kufijve, menaxhimit të migracionit dhe sigurisë. Ne kemi besim se ky bashkëpunim i mirë do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen.

Jan Lipavský, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke

Draft-rregullorja do t’u mundësoj mbajtësve të pasaportave të Kosovës të udhëtojnë në BE pa vizë për një qëndrim prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore. Sipas qëndrimit të Këshillit, përjashtimi nga viza do të zbatohet nga data e funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast më së voni nga 1 janari 2024.