Vizitorët në Amsterdam do të ngarkohen me taksën më të lartë turistike në Evropë nga viti 2024, në një përpjekje për të reduktuar rrëmujën e qytetit dhe efektet e turizmit masiv.
Rritja e çmimit do të jetë deri në 12.5 për qind, që do të thotë se me një çmim mesatar për natë prej 175 euro për person, taksa turistike do të rritet nga 15.25 në 21.80 euro për natë.
“Për krahasim, taksat turistike në Barcelonë mesatarisht rreth 2,25 € për person në ditë, ndërsa në Paris në përgjithësi mund të prisni të paguani rreth 4 € për person në natë”, shkruan faqja e internetit Lonely Planet .
Taksa turistike po rritet në mënyrë që “vizitorët të japin një kontribut më të madh për qytetin dhe masa do të kontribuojë edhe në luftën kundër çrregullimit dhe turizmit masiv”, njoftojnë autoritetet e qytetit.
Amsterdami, shtëpia e një milion njerëzve, ka luftuar në vitet e fundit për të përballuar 20 milionë vizitorë në vit, shumë prej të cilëve kalojnë vetëm një ditë në qytet.