Ankara, Osmani: Erdoğan ka qëndruar gjithmonë pranë Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një vizitë zyrtare në Ankara, ku u theksua miqësia e qëndrueshme mes dy vendeve dhe partneriteti strategjik për paqen dhe zhvillimin rajonal.

Presidentja Osmani theksoi se Erdoğan ka qenë gjithmonë pranë Kosovës, në çdo sfidë dhe sukses, duke e cilësuar atë si një mik të dëshmuar të vendit dhe një zë të fuqishëm për të drejtën e saj ndërkombëtare.

“Ai është një shtyllë e fortë e mbështetjes në çdo etapë të shtetndërtimit tonë,” u shpreh Osmani.

Gjatë takimit, të dy liderët diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë sigurinë, ekonominë dhe arsimin, ndërsa u rikonfirmua angazhimi për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Turqia është dhe do të mbetet një partner kyç për zhvillimin tonë dhe për një të ardhme më të sigurt e më të begatë për të gjithë qytetarët tanë,” tha Osmani.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights