AKV”BAJRAM SHABANI”, dy ditë rradhazi mbajti festivalin “Ballkan Fest”, i cili tashmë është tradicional.
Gjatë natës së dytë dhe finale të këtij festivali para kumanovarëve me program të pasur kulturor e artisitik u shfaq Ansambli shtetëror Shqiptar i këngëve dhe valleve në RMV.
Në fillim të programit Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve Shqiptare në RMV, nderoi me çmim medaljen e artë, post-mortum Mustafa Ebibin për kontributin e tij në ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës shqiptare në Kumanovë e rrethinë.
Para artdashësve kumanovarë, në kuadër të Festivalit “Balkan Fest” këtë çmim e ndau drejtori i Ansamblit shtetëror të këngëve dhe valleve shqiptare, Shkodran Tolaj.

By vull