Ballina Kulturë Ansambli Shtetëror Shqiptar nga RMV shfaq koncert ekskluziv në Bujanoc dedikuar Ditë...

Ansambli Shtetëror Shqiptar nga RMV shfaq koncert ekskluziv në Bujanoc dedikuar Ditë së Mësuesit!

Spread the love
Nën përkujdesjen e Komunës së Bujanocit, Ansamblit nacional i këngëve e valleve popullore shqiptare nga Republika e Maqedonise së Veriut, pas sukseseve të njëpasnjëshme shfaq koncert ekskluziv dedikuar Ditës së Mësuesit!
Adhuruesit e këngëve e valleve autoktone do të ndjekin për së afërmi vlerat më të spikatura kulturore e kombëtare në këtë koncert spektakolar që do të shfaq ansambli shqiptar për herë të parë në Bujanoc! Koncerti organizohet me rastin e 135 vjetorit të mësonjtores së parë shqipe në Korçë! Ju mirëpresim me 7 mars në  me fillim në orën 17:00 në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc. Sponsor medial Radiotelevizioni i Maqedonise, programi ne gjuhen shqipe!