Arben Fetai, je në Rrugën e duhur, në rrugën e Arben Xhaferit

*Shkruan, Veton Ibrahimi, ish-zëdhënësi i PDSH-së në Qeverisje, 2006-2008
Ali Ahmeti me fallangat e tij, si ZKZ-ja dhe SHIK-u, dhe sigurisht me bekimin e Hashimit dhe Kadrise nga Haga, kishin ideuar nje skenar per te shuar shpresen e Shqiptareve per Ndryshim ne Republiken e Maqedonise. Ideja ishte pak a shume nje Copy Paste shume i keq i asaj qe tentuan ta bejne me Vetevendosjen ne vitin 2018, kur tentuan ta perçajne dhe marrin nen kontroll Vetevendosjen nepermjet Grupit te Dardan Molliqajt. Skenari kishte kohe qe kishte filluar te implementohej. Qysh me fuzionimin ne Vetevendosje te Grupimit Politik te quajtur FER te Shpend Ahmetit e Dardan Sejdiut dhe duke ia bashkangjitur edhe ish keshilltarin Politik te Hashim Thaçit, Dukagjin Gorani e disa te tjere. Shto edhe faktin qe kishin Orkestruar edhe disa Media apo Gazetar si Berat Buzhala dhe Ilir Mirena qe gjoja “perkrahnin” Vetevendosjen.
Plani ishte qe te merrej Vetevendosja nen Kontroll nga ky grupacion “parapolitik” brenda Vetevndosjes. Pjese e ketij plani u be edhe Kryeministri i Shqiperise Edi Rama. Ne fakt Rama ishte pjese e Planit qe ne fillimet e tij, duke emeruar per Ministre te Arsimit bashkeshorten e Dardan Molliqajt, dhe Minister te Puneve te Jashtme Gent Cakaj, ish anater i VV. Sigurisht qe ai PLAN deshtoi, deshtoi shume keq biles edhe pse u paralajmerua me shume pompozitet me “Dorheqje” te Orkestruara nga VV-ja te cilat ndodhnin çdo dite. Sigurisht, qe meritori kryesor pse ky PLAN deshtoi ishte Albin Kurti dhe letra e tij “brilante” nga Burgu i Prishtines. Kesaj i paraprine edhe disa SMS ne Viber mes Grupit Parapolitik mbrenda VV-se te udhehequr nga Dardan Molliqaj, te cilat u bene publike e ne te cilat SMS-a fyhej rende Albin Kurti. Pra mjaftoi nje leter e Albin Kurtit nga Burgu dhe sigurisht deklasimi total qe ia beri Glauk Konjufca Dardan Molliqajt ne nje Debat Televiziv te Kohes, per te parandalu “kapjen” e Vetevndosjes nga brenda dhe largimin e Albinit.
Pra me nje gure te rrezonin 2 apo me shume arra. Per pasoje do te vritej Shpresa e Shqiptareve te Kosoves per Ndryshim dhe do vozhdonin Klani PRONTO te kishin ndikim te plote ne çdo aspekt ne Kosove. Nje kontribut te madh qe kjo te mos ndodhte, dha edhe Glauk Konjufca duke u pozicionuar me kohe shume qarte dhe sakte ne krah te Albin Kurtit dhe kauzes se Vetevendosje per Ndryshimin e madh ne Kosove.
Qe te mos e zgjas. Kam bindjen se i njejti skenar eshte tentuar edhe ne Maqedoni. Arben Taravari kishte marr detyren e “Dardan Molliqaj” qe duke qene brenda VLEN, ne nje moment kur te merrte sinjal nga Ali Ahmeti, te fillon aksionin per Shkatrrimin e VLEN-it. E gjitha kjo koordinohej dhe sigurisht qe kishte nje qellim. Ta demtoj VLEN-in dhe gjithashtu Kryeministrin Kurti. Zatem edhe qellimi final eshte te goditet Albin Kurti, si figura me e rendesishme Shqiptare e cila personifikon Ndyshimin e madh Politik qe ka ndodhur tek Shqiptaret por edhe si Prijesi i ketij Ndryshimi. Ndersa Arben Fetai, po ben ate qe beri Galuk Konjufca, duke i dal per Zot Ndryshimit te mendesise ne radhe te pare dhe pastaj edhe Ndryshimiit Politik, apo vazhimit te Rruges se Arben Xhaferit. Deri me tani, beteja duket se eshte fituar. Ashtu siç e fituan Albini dhe Glauku, duket se po merr terren edhe Arben Fetai dhe VLEN. Lufta sigurisht vazhdon.
Nga te tre Arbenat, jam i bindur se vetem Arben Xhaferi eshte i pazavendesueshem. Ndersa nese Arben Xhaferit do t’i duhej te zgjidhte mes Albin Kurtit dhe Ali Ahmetit, pak pik medyshje se do zgjidhte Albin Kurtin. Pra Arben Fetai, je ne Rrugen e duhur, ne rrugen e Arben Xhaferit.
(Burimi i informacionit: Zhurnal)