Arben Fetai në Sllupçan: Plagët e familjes Zymberi janë dëshmi e dinjitetit tonë kombëtar

Sot, në fshatin Sllupçan, u zhvillua ceremonia përkujtimore kushtuar 24-vjetorit të rënies së 10 martirëve të familjes Zymberi, një nga familjet që ka dhënë më së shumti për lirinë dhe dinjitetin kombëtar gjatë konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni.

Në këtë ngjarje përplot emocione dhe respekt, mori pjesë edhe zv.kryeministri Arben Fetai, i cili bashkë me familjarët e dëshmorëve, ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, bashkëvendës dhe të afërm, u përkul me nderim të thellë para varrezave të dëshmorëve.

“Familja Zymberi nuk i dha vetëm jetët më të shtrenjta lirisë sonë, por edhe sot vazhdon të jetojë me plagët e rënda të luftës. Këto plagë flasin për dhembjen, por edhe për dinjitetin dhe qëndresën,” theksoi zv.kryeministri Fetai gjatë fjalës së tij, duke shtuar se sakrifica e kësaj familjeje është dhe do të mbetet simbol i krenarisë dhe pathyeshmërisë sonë kombëtare.

Ceremonia u përmbyll me homazhe, vendosje kurorash dhe një minutë heshtje në nderim të jetëve të humbura.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights