Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për media tha se ende është e pasigurt ardhja e shefit të diplomacisë ruse Sergej Lavrov në konferencën e OSBE-së në Shkup.

I pyetur nëse kanë komunikim me kabinetin e ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe nëse ai do të marrë pjesë në takimin ministror të OSBE-së në Shkup, Osmani tha se ende nuk ka konfirmim për ardhjen e tij.

– Ne i përpunojmë kërkesat e të gjithë anëtarëve të delegacionit rus për viza dhe për ardhje në Maqedoninë e Veriut. Sapo të kemi një zgjidhje, me siguri do të informojmë, tha ministri.

Ai tha në një takim me gazetarët javën e kaluar se ka marrë një letër nga ministri rus Lavrov në të cilën ka shfaqur interes dhe kërkesë për të siguruar praninë e tij në vend, por edhe se “ka disa sfida” për këtë, sepse hapësira ajrore e Maqedonisë është e mbyllur për avionët shtetërorë rusë.

76 delegacione nga vendet anëtare dhe partnerë të OSBE-së do të marrin pjesë në takimin ministror të OSBE-së që do të mbahet në Shkup nga 29 nëntori deri më 1 dhjetor, ku priten rreth 1000 mysafirë.

By vull