Slot Thailand
Slot Thailand
Toto Macau
Slot88
Slot Ovo
Slot Ovo
Anti Rungkad
Depo Slot
Slot Jp
Slot Zeus
Mpo Slot
ASH: Kundër gjuhës së urrejtjes nga ana e “Komitëve” dhe ofendimet e qytetarëve bullgarë ndaj policisë - Koha News
ASH: Kundër gjuhës së urrejtjes nga ana e “Komitëve” dhe ofendimet e qytetarëve bullgarë ndaj policisë 1

Aleanca për Shqiptarët dënon gjuhën e urrejtjes dhe incidentet e provokuara në qendër të Shkupit nga “Komitët”, ashtu si edhe ofendimet nga disa qytetarë bullgarë drejtuar pjesëtarëve të policisë së RMV-së në pikën kufitare Deve Bair.

 

Përshkallëzimi i tillë nuk i kontribuon relaksimit të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Skena të tilla antievropiane janë të turpshme dhe nga ato duhet të distancohet politikëbërja në Shkup dhe në Sofje.

 

Aleanca për Shqiptarët bën thirrje që urgjentisht të qetësohen gjakrat dhe të veprohet me maturi. Palët duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet ndërmjet ministrive të punëve të jashtme, në frymën evropiane dhe duke u fokusuar në zbatimin e traktatit të miqësisë midis dy vendeve.

By vull