ASH: Përse në Komunën e Strugës, nocioni “banesa sociale” po shndërrohet në utopi…!?

2 min read
Në RMV në nivel shteti, në moment në afro 25 komuna janë duke u planifikuar, duke u ndërtuar, dhe kanë mbaruar së ndërtuari qindra Banesa Sociale nga Ndërmarrja Shtetërore për Administrim me Hapsirat Afariste dhe Banesore, pra me para të shtetit ndërtohen banesa për familjet me raste sociale dhe të rinjtë që sapo kanë krijuar familje në komunat përkatëse, por asnjë investim I tillë në Strugën tonë.
Në momentin në RMV Banesa Sociale, me sipërfaqe prej 35.00 m2 deri në 50.00 m2, janë Planifikuar për ndërtim në Shkup, Dibër, Pehçevë, e në proces ndërtimi janë në Shkup – Butel, Veles, Gjevgjeli, Negotinë, Probishtip, Demir Kapij, Koçan dhe të Kompletuara si banesa Sociale në Shën Nikollë, Vinicë, Gostivar, Shkup, Manastir, Ohër, Prilep, Resnjë, Shtip, Koçan, Berovë, Kamenicë, Kavadar, pra Struga askund e për asgjë.
Në Komunën e Strugës programe për ndërtimin e banesave sociale nuk ka pasur, që në kohën e sistemit monist, bile as edhe një.
Parashtrohen pyetjet:
1. Ndërmarrja Shtetërore për Administrim me Hapsirat Afariste dhe Banesore, që ka Njësi Rajonale edhe në Strugë, nuk ka paraqitur interes apo e ka lenë Strugën në harresë?
2. Pushteti Lokal, Komuna e Strugës nuk disponon më parcela ndërtimore apo i ka rezervuar – shfrytëzuar për biznes bashkë me grupin e tyre?
3. Pse për 20 vite pushtet Kryetari i Komunës Ramis(z) Merko nuk ka punuar – nuk ka paraparë as edhe një loakacion për ndërtimin e banesave sociale, per t’ju ndihmuar familjeve sociale dhe të rinjve, siç veprohet me komunat si më lartë në RMV?
Pra për të mirën e Strugës si qytet Turistik, dinjitetit të njeriut dhe familjes, shpresës të rinisë, përvishni mëngët dhe filloni të merreni me problemet dhe nevojat e qytetarëve në Komunën e Strugës në tërësi sepse për atë keni marrë mandate dhe paguheni me parat e popullit.
#Ndryshime
#perkushtim
#interesim
Lulzim Nasufi, Kryetar i Degës së ASH – Strugë.