Thursday, July 25, 2024
spot_img

ASH-Tetovë: Pas vendosjes së kryqit, Kasami ia jep VMRO-së edhe kryesimin e Këshillit Komunal

Pas vendosjes së kryqit në Kodrën e Diellit nga ana e pushtetit lokal të Lëvizjes Besa, prej sot edhe Kryetari i Këshillit Komunal i jepet VMRO-DPMNE-së. Kjo ndodh në një kohë derisa në pushtetin qendror për çdo ditë vazhdon degradimi i shqiptarëve nga pozicionet më të rëndësishme shtetërore. Mos vallë edhe kjo është pjesë e pazarit politik për presidenten Siljanovska.
Pyesim Lëvizjen Besa se në cilën komunë të udhëhequr nga kryetar maqedonas, shqiptarët kanë kryesuesin e këshillit komunal?
Kujtojmë opinionin se Bilall Kasami dhe Lëvizja Besa fituan komunën me premtime për ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shkollave, heqjen e emrave të figurave komuniste dhe emërtimin e tyre me emra të historisë shqiptare. Pas marrjes së pushtetit nga Kasami, në Tetovë u rikthyen bustet e heronjve maqedonas, u vendos kryqi në Kodrën e Diellit dhe sot VMRO mori edhe kryesimin e Këshillit Komunal.
Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT