Azir Aliu zgjidhet ministër i Shëndetësisë me 65 vota në Kuvend

Me 65 vota “për” në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Azir Aliu është zgjedhur ministër i Shëndetësisë, raporton TV21. Aliu, i cili është inxhinier i diplomuar i elektros dhe doktor i shkencave informatike, aktualisht ushtron detyrën e profesorit ordinar në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Teknologjisë në UEJL, Tetovë.

Më parë, ai ka shërbyer si ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës gjatë viteve 2023 dhe 2024, ndërsa në biografinë e tij theksohen edhe funksione të tjera me përgjegjësi të lartë.

🔗 Shiko videon në Facebook

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights