Azizi: BDI-ja fajtore për gjendjen e shqiptarëve, BESA ka qenë gjithmonë kundër saj

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Adnan Azizi, përmes një statusi në rrjete sociale është shprehur tepër krenar për qëndrueshmërinë dhe parimet politike të subjektit të tij.

 

“Ndjehem tepër krenar me Lëvizjen BESA, sepse gjithmonë ka qenë konsekuente, serioze edhe e pakompromis në qëllimet e saj politike,” ka shkruar Azizi.

 

Ai ka theksuar se Lëvizja BESA gjithmonë e ka trajtuar BDI-në si kundërshtare politike, duke e konsideruar si shkaktaren kryesore të gjendjes së rëndë të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

 

“BDI-në gjithmonë e kemi parë si kundërshtare, pikërisht sepse politika e saj 22-vjeçare është përgjegjëse për realitetin e mjerrueshëm që e jetojnë shqiptarët në këtë vend,” ka përfunduar ai.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights