Bajrami shpërndanë maska dhe mjete mbrojtëse për policinë në Tetovë
1 min read
Kryetari i Asociacionit ndërkombëtarë të policisë, Shefik Bajrami sot ka qëndruar në stacionin policor në Tetovë ku ka bërë shpërndarjen e materialit mbrojtjës për shërbyesit policor në këtë stacion përfshirë këtu maska mbrojtëse, doreza si dhe mjete tjera higjenike në këtë kohë krize të virusit Korona.
Ndryshe, Bajrami i cili është në detyrë si zv.drejtor i policisë në nivel republikan njëherit është emëruar edhe zv.shef i shtabit operacional në nivel të shtetit për të mbajtur nën kontrollë gjendjen e krijuar nga kriza e virusit Korona.

You must be logged in to post a comment.