DEKLARATË!!!

LËVIZJET E MËDHA NË KOHËT E VËSHTIRA, KANË FILLUAR GJITHMONË NGA PRISHTINA
DHE TETOVA
!


Veprat, zëri, demostratat dhe rezistencat buronin nga këta dy qytete ku grumbulloheshin shqiptarë nga të gjitha viset e Shqipërisë etnike, të cilët përballonin çdo sakrificë, bile edhe rrahjet, arrestimet, malltretimet, por ka pasur edhe përfundime me humbje jetësh, me të vetmin qëllim tonin për LIRI, BARAZI dhe ÇLIRIM nga okupatorët e asaj kohe!
Këtë që po e shkruajmë e thotë historia, namet dhe nishanet e lëna nga po këta dy kryeqendra shqiptare!
Në Prishtinë dhe Tetovë shqiptarët ndjeheshin më se të fuqishëm në çdo kryengritje, sepse aty frymonte një erë e re e ndryshimeve të mëdha për ne si popull!
Në Kosovë, dihet se nëpërmjet klubit të futbollit “Prishtina” ngriheshte në këmbë e gjithë shqiptaria, duke e përkrahur dhe duke u identifikuar të gjithë ne se kush jemi dhe çfarë potenciali kemi si popull
!

Në Tetovë e njëjta, nëpërmjet klubit të futbollit “Shkëndija” e gjithë shqiptaria jepte përkrahje për tu bashkuar dhe shfrytëzuar shumë nisma dhe rezistenca të ndryshme kundër regjimit të asaj kohe!
Nëpërmjet këtyre dy klubeve shumë gjëra ndryshuan pëgjithmonë, sepse ishin shkaku i shumë fitoreve të mëdha për ne si komb!
Lidhur me këtë shkrim, duam ti kujtojmë dhe t’ua bëjmë me dije se TETOVA ende është gjallë, kur është në pyetje çdo qytetarë i joni, çdo gjë e jona!
Qoftë ai dashakeq i palës tjetër ose “vëllau i tyre” i përhershëm “kësulëzi”!
Ne kemi durim, ne kemi mëshirë, por kur këta të dyja ti kalojnë kufinjtë, atëherë çdo gjë do të mer fund përgjithmonë!
Nëse me ju është shteti, ME NE ËSHTË ZEMRA E VËRTETË E SHQIPTARIT!
Nëse ju, do mundoheni të na dëmtoni në mënyrë tinzake (si e keni zakonin e grave) kurrë nuk do ta fitoni!
Përkundrazi, NE do ti kalojmë të gjitha limitet e kanunit dhe besës, por edhe regullat e tifozit të cilat ju i dini mirë, por veproni gabimisht si përherë!
Pëderisa ju silleni në mënyrën më të poshtër, duke sulmuar Tetovarë dhe familjarë të pafajshëm civil në Shkup, për tu “hakmarrur” me gjestin më të ulët të kulturës dhe njerzimit!
Ju bëjmë me dije për herën e fundit, se do të pendoheni shumë!
Nuk ka faj një vëlla shkupjan i sinqertë që vjen me familje në Tetovë, ose ndonjë student shkupjan që është këtu dhe ta pësojë shkaku i budallakive tuaja katastrofale!
Tani ju e dini si do ta vazhdoni, por fjalët tona kurrë mos i harroni!
Shpërndajeni të gjithë, të informohet çdokush!
“Ballistët Tetovë 1992”
(13 Maj 2022)