Slot Thailand
Slot Thailand
Toto Macau
Slot88
Slot Ovo
Slot Ovo
Anti Rungkad
Depo Slot
Slot Jp
Slot Zeus
Mpo Slot
Banka Botërore: Ekonomia maqedonase kërcënohet me stagflacion - Koha News
Banka Botërore: Ekonomia maqedonase kërcënohet me stagflacion 1

Ekonomia maqedonase mund të hyjë në stagflacion, paralajmëron Banka Botërore në raportin e saj të vjeshtës.

Duke marrë parasysh rrezikun e stagflacionit, vendi do të duhet të fillojë zbatimin e reformave që mund të forcojnë përsëri rritjen në afat të mesëm.

Banka paralajmëron mundësinë e hyrjes së Maqedonisë në zonën e stagflacionit, gjegjësisht rritje të ngadaltë ose të ulët ekonomike, e ndjekur nga norma të larta të inflacionit.

Për këtë vit, Banka Botërore pret që inflacioni në vend të jetë 12.1 për qind, vitin e ardhshëm 6.1 për qind dhe në vitin 2024 të bjerë në tre për qind.

Raporti thotë se ndërsa lufta në Ukrainë dhe kriza energjetike turbullojnë perspektivat e rritjes, inflacioni po shkon drejt nivelit maksimal të të gjitha kohërave, duke reduktuar në mënyrë disproporcionale të ardhurat reale të të varfërve.

Me hapësirë ​​të kufizuar fiskale, rritje të borxhit publik dhe rritje të kostove të financimit, mbështetja fiskale duhet të synohet për më të cenuarit.

By vull