Edhe pas pushimit të kombëtares, lojtarët e Barcelonës vazhdojnë me lojëra dhe rezultate të shkëlqyera në kampionatin vendas. Në ndeshjen e fundit të programit të sotëm në Primera, gjiganti katalanas “karikoi” rrjetën e Betisit (5-0), dhe rolin kryesor e luajtën nënshkrimet e verës Joao Felix dhe Joao Cancelo.
Përfaqësuesit portugez shënuan golat e parë me fanellën e Barcelonës. Anëtari i Atletico Madridit, i cili është i huazuar te Barca, hapi rezultatin, ndërsa mbrojtësi i Manchester City i dha fund lojës.
Përveç Feliksit dhe Cancelos, rrjetën e Betisit e shënuan edhe Robert Lewandowski, Ferran Torres dhe Rafinha. Krahas lojës së shkëlqyer dhe fitores së madhe, në radhët e Barçës kënaq edhe fakti që sonte në fushë ka dalë Ilkay Gundogan. Asi gjerman përfundoi para kohe miqësoren me Francën për shkak të dëmtimit dhe pritej një pushim më i gjatë, por Gundogan gjithsesi luajti 30 minutat e fundit të ndeshjes në Katalonjë.
Sonte është luajtur një tjetër ndeshje e xhiros së pestë në Primera, në të cilën Mallorca ka festuar në mysafirë ndaj Celta Vigos (0-1).