Bartomeu: Messi dhe Valverde pjesë e rëndësishme e Barcelonës

1 min read

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka siguruar tiozët se Lionel Messi do të vijojë të mbajë veshur fanellën e klubit katalanas duke i përfaqësuar denjësisht blaugranat edhe gjatë sezoneve që do të pasojnë. Edhe pse nuk është formuluar ende kontrata e re e rinovimit për fenomenin argjentinas ajo të jetë e gatshme për t’u firmosur brenda një harku të shkurtër kohor pohon Bartomeu.

“Leo Messi do të vijojë të jetë pjesë e rëndësishme e jona edhe për vitet në vazhdim. Ai është lojtar i këtij klubi dhe betimi ynë është që të jemi përgjithnjë bashkë. Në këtë mënyrë Messi është pjesë e atij grupazhi lojtarësh që do të vijojnë të mbajnë veshur fanellën blaugrana sikundër përkon të jetë edhe Jordi Alba”.

Bartomeu dëshiron të mbajë edhe trajnerin Ernesto Valverde, një prej individëve që ka krijuar shumë besim tek drejtuesit: “Jam i sigurt për qëndrimin e tij, ka arritur të krijojë një rreth besimi me lojtarët në dhomat e zhveshjes që reflektohet edhe fushën e blertë, për më tepër që është vetëm sezoni i dytë i shpenzuar në stolin e Barcelonës”.